Flash News

Kosova

Lufta në Lindjen e Mesme, reagim zyrtar i Kosovës: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet

Lufta në Lindjen e Mesme, reagim zyrtar i Kosovës: Izraeli ka të

Qeveria e Kosovës ka dalë me një ragim zyrtar lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Palestinës, Hamas.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes një postimi në Twitter shprehet se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit. Ajo bën thirrje për vetëpërmbajte dhe gjetjen e zgjidhjeje në mënyrë paqësore.

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, shkruan MPJ

Luftimet midis forcave izraelite dhe palestineze u intensifikuan mbrëmjen e 11 majit. Pas sulmeve masive me raketa nga Rripi i Gazës, ushtria izraelite përforcoi kundërsulmet e saj ndaj Hamasit.

Të fundit