Flash News

Kosova

Lufta në Ukrainë, Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Lufta në Ukrainë, Kosova vendos sanksione të reja ndaj

Republika e Kosovës ka shtuar sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë lidhur mbi luftën në Ukrainë.

Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë që u mbajt ditën e sotme, nën drejtimin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Një nga sanksionet që përmendi zëvendësi i Albin Kurtit është edhe ngrirja e aseteve ndaj disa individëve dhe korporatave ruse.

Kurti ka theksuar më herët se masat janë ekonomike, tregtare dhe financiare.

Kosova edhe më herët ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, në vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

 

Të fundit