Flash News

Kosova

Lufta në Ukrainë, Kurti: Ballkani nuk është imun ndaj agresionit rus

Lufta në Ukrainë, Kurti: Ballkani nuk është imun ndaj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka komentuar luftën në Ukrainë, ndërsa është shprehur se Ballkani nuk është imun ndaj pasojave të saj.

Në një intervistë për “Skyneës”, ai ka thëksuar qëndrimin e Rusisë në këtë konflikt, e cila nuk i ka vendosur Rusisë sanksione sikurse kanë bërë shtetet e tjera. Kurti ka ngritur si shqetësim synimet e Vladimir Putin në Ballkan.

“Ballkani s’është imun nga efektet e situatës në Ukrainë sepse në Ballkan kemi shtet që s’i ka vënë sanksion Rusisë, që s’iu bashkua BE-së për të dënuar pushtimin rus, dhe kjo është Serbia, fqinji jonë

Kjo ka shumë lidhje me Rusinë, si kulturore dhe historike në një anë dhe ekonomike e ushtarake. Prandaj populli i Kosovës është i shqetësuar se presidenti despotik Vladimir Putin do të përpiqet të bartë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor për ta kthyer në fushëbetejë me demokracitë perëndimore”, ka thënë Kurti.

 

Të fundit