Flash News

Kosova

Lumir Abdixhiku i shpëton votëbesimit në LDK

Lumir Abdixhiku i shpëton votëbesimit në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbijetuar votëbesimin e kërkuar nga Kuvendi i partisë, raporton media lokale.

Abdixhiku kishte ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ku LDK-ja mori vetëm 13.24% të votave, një nga rezultatet më të këqija që nga paslufta.

Megjithatë, disa figura të partisë nuk u pajtuan me votëbesimin dhe kërkuan dorëheqjen e tij të parevokueshme. Mes tyre ishte edhe Hykmete Bajrami, e cila dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe kërkoi të njëjtën edhe nga Abdixhiku.

Procesi i votëbesimit përfundoi me Abdixhikun që ruan postin e kryetarit, duke i dhënë mundësi të vazhdojë drejtimin e partisë, pavarësisht rezultateve të dobëta zgjedhore.

Të fundit