Flash News

Kosova

LVV me humbje të thellë, partia që fitoi më shumë komuna në Kosovë; kush është arkitekti që do të drejtojë Prishtinën

LVV me humbje të thellë, partia që fitoi më shumë

Partia e Albin Kurtit shënoi një humbje në zgjedhjet lokale në Kosovë, duke arritur të marrë vetëm katër komuna, Gjilanin, Podujevën, Kamenicën, Shtimen.

Partia që mori më shumë komuna në rang vendi është Lista Serbe. Ajo arriti të fitonte në Leposaviq, Novobërd, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanic, Ranillug, Partesh, Mitrovicën e Veriut dhe Kllokot.

Ndërkohë që PDK ka fituar më së shumti komuna shqiptare si Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skenderaj, Hani i Elezit, Ferizaj. LDK ka arritur të marrë shtatë komuna që janë Prishtina, Fushë Kosova, Istogu, Vitia, Juniku, Peja dhe Lipjani.

Ndërsa Gjakova, Klina, Rahoveci, Theranda dhe Deçani u morën nga AAK dhe Malisheva nga Nisma. Këto janë rezultatet preliminare të garës së balotazhit për 21 komuna të Kosovës që janë publikuar nga KQZ.

Komunën më të rëndësishme, atë të Prishtën e fitoi Përparim Rama nga radhët e LDK-së. Rama ka lindur në Prishtinë, nga ku u largua në moshën 16-vjeçare është shpërngulur për në Angli, ku dhe studioi për arkitekturë.

Në fushën e arkitekturës, ai është i vlerësuar ndërkombëtarisht dhe ka punuar në disa projekte. Në vitin 2012 kishte përfaqësuar Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia.

Rama ka punuar si këshilltar në Aeroportin e Southampton, ndërkaq ka edhe përvojë si mentor në Shkollën e Arkitekturës në Universitetin Nottingham.

Më 29 maj të vitit 2021 është zyrtarizuar si kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës nga lideri i partisë, Lumir Abdixhiku.

Të fundit