Flash News

Kosova

LVV nuk fitoi asnjë komunë, Kurti i kënaqur me balotazhin: Do fitojmë!

LVV nuk fitoi asnjë komunë, Kurti i kënaqur me balotazhin: Do

Kryeministri i Kosovës dhe njëherazi kreu i LVV-së Albin Kurti doli në një konferencë për mediet lidhur me zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Kosovë.

Kurti deklaroi se janë të kënaqur me që shkuan në balotazh me shumicën e komunave, teksa e cilësoi si një shans për të komunikuar me qytetarët.

"Si kryetar i LVV jam i kënaqur të shoh kaq shumë kandidat tonë në balotazh. Është një shans që të vazhdojmë të flasim dhe të diskutojmë me qytetarët se si ti mbrojmë dhe avancojmë të arriturat në këtë gjysmë viti të qeverisjes. Ndryshimi real është shumë më shumë se fjalë. Pa humbur kohë do bëj planet tona për të ecur më tej, në zgjedhjet e radhës në 14 nëntor. Do të fitojmë në çdo komunë që jemi balotazh," ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se LVV-ja është subjekti më i madh politik që ka folur për çështjet nacionale. Ai theksoi se do të bashkëpunojë me çdo komunë për të arritur synimet e qëllimet.

"LLV si subjekt më i madhe në vend, në kuvend edhe në nivel lokal, por edhe  në republikë ka folur pa krahasim më shumë për çështje nacionale dhe për to lokale. Mesazhi i LVV është më fortë dhe më i qartë për çështje nacionale. Jam i etur të punoj e bashkëpunoj me secilën komunë që vlerat tona të arrijnë në çdo lagje e secilën shtëpi. Do të punoj me secilin kryetar komune… Urime të gjithë kandidatëve, kjo është festë e madhe e demokracisë si zgjedhje dhe e politikës si shërbim. Kandidatët e LVV-së do të jenë të angazhuar për secilën votë," tha Kurti.

Të fundit