Flash News

Kosova

Macron, Scholz dhe Meloni i dërgojnë letër Kurtit

Macron, Scholz dhe Meloni i dërgojnë letër Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelar gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni .

Gazeta Express shkruan se tre liderët në këtë letër i kërkojnë kryeministrit Kurti de-përshkallëzim të tensioneve në veri.

Letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesi të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell për Kurtin që u publikua dje, por jo me kërkesa të detajuara.

Qeveria e Kosovës nuk ka bërë një njoftim deri tani për letrën e pranuar, apo lidhur me përmbajtjen e saj.

Ndërkohë, letra e Borrell përmbante kërkesa konkrete për Kurtin, duke i kërkuar tërheqjen e dy kryetarëve në veri nga zyrat komunale, tërheqjen e policisë nga prania para komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. 

Të fundit