Flash News

Kosova

Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës në xhudo, përcillet me ceremoni

Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës në xhudo, përcillet me

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, i jep fund sot karrierës së saj në të gjitha aktivitetet e sportit.

Për ‘pensionimin’ e Kelmendit do të organizohet një ceremoni nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në stadiumin “Ali Hadri” në Prishtinë, në orën 18:00.

Majlinda Kelmendi arrit të ndërtojë një karrierë të suksesshme në skenat botërore të xhudos, duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze shqiptarët.

Në karrierën e saj Kelmendi ka arritur të koleksionojë plotë 46 trofe shumë të rëndësishëm në xhudo, teksa ka fituar 32 herë medaljen e artë, 6 herë medaljen e argjendë dhe 8 herë të bronztë.

Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, grua apo burrë dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.

                                                                                                                                            

Të fundit