Flash News

Kosova

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Blinken: Dialogu është rruga e vetme drejt normalizimit

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Blinken: Dialogu është rruga

Sekretari amerikan Antony Blinken në deklaratën e përbashkët për mediat e kryeministrin Edi Rama foli edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Blinken i  kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun si shtegun e vetëm për të ecur përpara për normalizimin e marrëdhënieve.

“Nuk mund të shkojmë mbrapa, atë që shumë njerëz kanë përjetuar. Mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e vendeve të Ballkanit. Me njëri tjetrin dhe BE.

Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, dialogu është shtegu i vetëm i duhur, ne jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që mundemi. Përgëzoj edhe rolin e Shqipërisë. Ne e dimë se cila është alternativa.

Jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit. Mbështesim dialogun për të bërë përpara në këtë shteg” tha ai.

Të fundit