Flash News

Kosova

Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Osmani: Vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke

Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Osmani: Vazhdojmë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë për dokumentet.

Osmani shkruan në Facebook se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Presidentja falenderon SHBA-të dhe BE-në për përkushtimin në dialogun Kosovë-Serbi.

“Reciprocitet e barazi.

Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.

Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës.

Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, shkruan Osmani në Facëbook.

 

Të fundit