Flash News

Kosova

Marrëveshja me Izraelin, DASH: SHBA do të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugën e saj euroatlantike

Marrëveshja me Izraelin, DASH: SHBA do të qëndrojë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar zyrtarizmin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, e cila u arrit në kuadër të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një deklarate në Twitter, DASH e cilëson marrëveshjen Kosovë-Izrael, si marrëveshje që ndihmon në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit për të dyja vendet.

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për zyrtarizmin e marrëdhënieve diplomatike. Dje ishte një ditë historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në të dy vendet. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme. SHBA-të do të qëndrojnë përkrahë Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik”, thuhet në deklaratën e DASH.

Megjithatë vendimi që Kosova të vendos ambasadë në Jeruzalem ka nxitur edhe reagimin e BE, pasi zëdhënësi Peter Stano një vendim të tillë e ka cilësuar si të “vendim fatkeq”.

Të fundit