Flash News

Kosova

Marrëveshja me Serbinë dhe tensionet në veri të Kosovës, Bislimi dhe Petkoviç takohen sot në Bruksel

Marrëveshja me Serbinë dhe tensionet në veri të

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrtës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç pritet të takohen sot në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi do të organizohet me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut, Mirosllav Lajçak. Bashkimi Evropian shpreson që ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës nuk do të ndikojë në takimin e kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit.

Mbrëmjen e së shtunës janë djegur tri makina në Leposaviç, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit.

Më pas, Policia e Kosovës njoftoi se e kishte arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se, ndër të tjera, ka marrë pjesë në djegien e një veture.

Takimi Bislimi-Petkoviç është i pari pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Të fundit