Flash News

Kosova

Marrëveshja me Serbinë, reagon Kurti: Zgjidhjet normalizuese duhet të kenë brenda reciprocitetin

Marrëveshja me Serbinë, reagon Kurti: Zgjidhjet normalizuese duhet

Kryeministri i Kosovës ka reaguar pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet,.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahun e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit.

Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, shkruan Kurti.

Të fundit