Flash News

Kosova

Masa të reja antiCovid, Kosova mbyll klubet e natës, çfarë do ndodhë pas 20 gushtit

Masa të reja antiCovid, Kosova mbyll klubet e natës, çfarë
Foto Ilustruese/ Kafeteri në Kosovë

Kosova ka marrë masa të reja strikte për të parandaluar zinxhirin e përhapjes së Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.

Në një njoftim në Facebook, njofton se për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronaviurs, vendimet e reja do të hyjnë në fuqi më 20 gusht.

Klubet e natës do të mbyllen më 1 shtator. Restorantet dhe kafeteritë do të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në orën 22:30 me një kapacitet të kufizuar klientësh. Asnjë qytetar nuk do të lejohet të hyjë në ambientet e hotelerisë dhe gastronoimisë pa paraqitur testin PCR apo dëshminë e vaksinimit.

Njoftimi i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës:

Pas takimit të ministrit të Shëndetësisë Vitia dhe përfaqësuesve të OHTK kryetari prof. Dr. Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve z. Muçiqi dhe z. Hoti na u kumtuan masat e reja.
Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese
Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysfirëve deri 150.
Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021.
Të gjithë Restaurantet ditore , kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30.
Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientet në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike.
I lusim të gjithë qytetarët të ruhen nga kjo gjendje alaramante, t’i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksinohen.

 

Të fundit