Flash News

Kosova

Masakra e Reçakut, 22 vite nga ngjarja që ndryshoi historinë e Kosovës

Masakra e Reçakut, 22 vite nga ngjarja që ndryshoi historinë e
Foto Ilustruese

Sot shënohet 22-vjetori i Masakrës së Reçakut, ku u vranë barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, kryesisht gra, pleq e fëmijë.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, e cila sensibilizoi fuqitë botërore për të ndërhyrë në Kosovë, nëpër ballkone do të ndizen qirinj për t’i kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi.

E para që zhvilloi homazhe në nderim të dëshmorëve ishte presidentja në detyrë Vjosa Osmani. Më pas humazhet i zhvilloi kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Masakra e Reçakut u dëshmua nga ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker. Kjo nxiti ndërhyrjen ajrore të NATO-s ndaj bazave serbe. Ky gjenocid nuk është pranuar asnjëherë nga Serbia.

Të fundit