Flash News

Kosova

Masat e BE-së ndaj Kosovës, reagon Kurti: Kemi besim tek aleatët tanë

Masat e BE-së ndaj Kosovës, reagon Kurti: Kemi besim tek aleatët

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas lajmeve se Bashkimi Evropian e ka përgatitur një listë me masa kundër Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Qeverise së Kosovës, Kurti deklaroi se kjo listë është prezantuar dje para Parlamentit Evropian.

Megjithatë, sipas Kurtit, BE-ja tek Kosova e gjen partnerin më të sinqertë e të qëndrueshëm.

Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. BE te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm të vlerave evropianeve, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate,.

Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin. Së pari popullin e pastaj Qeverinë”, deklaroi ai. Në raste kemi qenë kritik ndaj BE-së por asnjëherë as cinik e as të hidhëruar.

Nuk jemi as sot. Kur në dhjetor të vitit të kaluar e dorëzuam aplikimin tonë për pranim,  atë e bëmë duke besuar se meritojmë që në një të ardhme të parashikueshme të jemi pjesë e këtij unioni sepse besojmë në këtë union. Të njëjtin besim e kemi edhe sot”, ka thënë ai.

Të fundit