Flash News

Kosova

Masat e reja anti-covid, radhë të gjata makinash në kufirin Kosovë-Shqipëri

Masat e reja anti-covid, radhë të gjata makinash në kufirin

Masat e reja anti-covid që kanë hyrë sot në fuqi në Shqipëri ka shkaktuar radhë të gjata në kufirin me Kosovën.

Në kufirin e Vërmicës pritjet janë mbi gjysmë ore kurse kolonat janë të gjata nga të dy anët si për të hyrë në, ashtu edhe për të dalë nga Kosova.

Sot në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat e reja në të cilat thuhet se asnjë qytetar nuk lejohet të hyjë brenda kufirit të Shqipërisë, pa qenë i vaksinuar me dy dozat anti-covid, ose të kenë njërin prej testeve për të dëshmuar se nuk është i infektuar me Covid-19.

Disa masa kanë hyrë në fuqi më 1 shtator, ndërsa të tjerat kanë hyrë sot, ku qytetarët duhet të kenë pasaportën e plotë të vaksinës, me dy dozat në dy javët e fundit, ndërsa mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në të gjitha hapësirat publike.

 

 

 

 

Të fundit