Flash News

Kosova

Mbahet sot në Prishtinë protesta për UÇK-në, kundërshtohen padrejtësitë e Gjykatës Speciale

Mbahet sot në Prishtinë protesta për UÇK-në,

Sot në Prishtinë do të zhvillohet një protestë në kundërshtim të padrejtësive nga Gjykata Speciale dhe raportimeve se dosje e dokumente të Serbisë po përdoren në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së i ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës, në mbrojtje të luftës çlirimtare.

“I ftoj qytetarët që bashkëndjejnë me ne të marrin pjesë në këtë protestë në ora 17:00 në sheshin ‘Skëndërbeu’ për të dërguar një mesazh edhe te bashkësia ndërkombëtare se bashkëluftëtarët tanë nuk janë vetëm, dhe ne do jemi gati t’iu dalim në mbështetje sa herë të jetë nevoja”, është shprehur Gazmend Syla nga OVL e UÇK-së.

Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për media e cilësoi jashtëzakonisht shqetësuese faktin që Gjykata Speciale ka pranuar "provave të prodhuara nga shteti i Serbisë", duke theksuar se ato jaë historikisht të falsifikuara dhe për qëllim kanë rishkrimin e historisë së luftës së UÇK-së.

Ajo iu bëri thirrje institucioneve, qytetarëve dhe mbarë popullit shqiptar që të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Të fundit