Flash News

Kosova

Mbërrijnë mbi 38 mijë doza nga AstraZeneca në Kosovë, nis vaksinimi i personave mbi 65-vjeç

Mbërrijnë mbi 38 mijë doza nga AstraZeneca në Kosovë,
Foto ilustruese

Në Kosovë kanë mbërritur 38,400 vaksina nga AstraZeneca përmes COVAX-it. Shpërndarja e tyre do të bëhet në përputhje me planin kombëtar të vaksinimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot në Kosovë ka nisur edhe vaksinimi i personave mbi 65-vjeç. Javën e kaluar Kosova ka marrë 4,680 doza nga Pfizer, me të cilat po vaksinohen punonjësit e sistemit shëndetësor.

Kosova ishte shteti i fundit në rajon që nisi vaksinimin kundër koronavirusit, proces që nisi në fund të muajit mars. Ajo ka pranuar deri më tanoi vaksinat nga Pfizer dhe AstraZeneca.

Të fundit