Flash News


Kosova

Mbi 10 orë diskutime në Ohër, përfundon takimi mes Kurtit dhe Vuçiç

Mbi 10 orë diskutime në Ohër, përfundon takimi mes Kurtit

Bisedimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë përfunduar pas më shumë se 10 orësh.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano nëpërmjet një statusi në “Twitter”.

Në këtë takim  ishin të pranishëm edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

Pasi zhvilluan takimet ndarazi, dy liderët dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë bërë takimin e përbashkët, ku në fokus kanë qenë zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të fundit