Flash News

Kosova

"Mbi 300 mijë euro", ​deputetët serbë paguhen edhe pa shkuar në seancë në Parlamentin e Kosovës

"Mbi 300 mijë euro", ​deputetët serbë paguhen edhe pa

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës paraqiten në seancë një herë në gjashtë muaj, megjithatë paguhen njësoj si të tjerët për punën që nuk e bëjnë.

KosovaPress ka siguruar të dhënat e pagesave për nëntë deputetët e Listës Serbe dhe të një deputeti të pavarur, të cilët po vazhdojnë të paguhen edhe pse po bojkotojnë organin më të lartë legjislativ.

Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetori i vitit 2022 deri më 30 prill të këtij viti.

Partitë opozitare konsiderojnë se kjo është e papranueshme dhe në dëm të buxhetit të Kosovës. Edhe organizatat joqeveritare të cilat monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës, thonë se po cenohen interesat e qytetarëve.

Hera e fundit që deputetët serbë u paraqiten në sallë plenare ishte më 8 shkurt. Ata i morën mandatet e tyre në nëntor të vitit 2022, kur paraardhësit e tyre dhanë dorëheqjen.

 

Të fundit