Flash News

Kosova

Mbledhja e 8-të e qeverive Shqipëri-Kosovë, Kurti: Nga 127 marrëveshje të nënshkruara, janë zbatuar vetëm 75

Mbledhja e 8-të e qeverive Shqipëri-Kosovë, Kurti: Nga 127

Zhvillohet sot mbledhja e tetë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në fjalën e tij se gjatë këtyre mbledhjeve janë nënshkruar 127 marrëveshje të nënshkruara, nga të cilat janë zbatuar vetëm 75.

“Ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë sepse megjithëse ka pasur kufij ndarë të imponuar politikisht, natyra nuk ka ditur asgjë kur i ka shpërndarë burimet natyrore në këtë rajon.

Marrëdhëniet mes vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike, suksesi në të gjitha fushat e tjera është i garantuar. Gjithashtu është dëshmi që integrimi në të gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim dhe jo në fund. 

Jam i kënaqur të njoftoj se gjatë këtyre muajve janë në zbatim të gjitha marrëveshjet përveç njërës. Me to është lehtësuar jeta e qytetarëve. Kemi një oqean të tërë mundësish të pashfrytëzuara. Nga 127 marrëveshje të nënshkruara në të kaluarën, janë zbatuar pa probleme 75 ose 59% që është shumë më pak krahasuar me 93% të realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara para 6 muajsh. Na duhet harmonizim i politikave mes 2 vendeve si në çështjet rajonale po ashtu edhe të politikës së jashtme", deklaroi Kurti.

Të fundit