Flash News

Kosova

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” u shpallën organizata terroriste, Gjermania kritika Kosovës

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” u shpallën

Pas SHBA-së, edhe Gjermania ka kritikuar Kosovën në lidhje me shpalljen e dy organizatave serbe si terroriste.

“Vendimi nuk është koordinuar as me Gjermaninë, madje as nuk është informuar qeveria gjermane nga autoritetet kosovare për këtë veprim paraprakisht”, ka thënë Ambasada.

Në përgjigje nga ambasada gjermane thuhet po ashtu se duke qenë dëshmitarë të krizës aktuale në komunat veriore të vendit, “një koordinim i afërt me partnerët ndërkombëtarë do të kishte qenë i dobishëm”.

“Është e rëndësishme që çdo vendim i këtij lloji duhet të respektojë ligjet përkatëse dhe parimin e proporcionalitetit. Ritheksojmë thirrjen tonë për Qeverinë e Kosovës që të përmbahet nga çdo veprim i njëanshëm që mund të përshkallëzojë më tej situatën në komunat veriore”, ka theksuar Zyra për Shtyp e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Të fundit