Flash News

Kosova

Mbrojtja nga Haga: Thaçi nuk kishte përgjegjësi komande në UÇK

Mbrojtja nga Haga: Thaçi nuk kishte përgjegjësi komande në

Teksa seanca e dytë e dëgjimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së vijon, radhën për të folur e kishet avokati i ish-presidentit Thaçi.

Gregory Keohe tha se asokohe Thaçi nuk ka pasur asnëj lloj përgjegjësi për operacionet luftarake në terren dhe se kompetencat e UÇK-së, sopas tij, i përfaqësonte Adem Demaçi.

“Nëse do të shikojmë se kush ishte në takim – ndërkohë që themi se z.Thaçi është i rëndësishëm, ndërkohë që z. Thaçi s’ka qenë fare në takim. Kush do ta merrte vendimin? Personat që ishin anëtarë ose pjesëtarë të këtij takimi ishin Adem Demaçi, Bujar Bukoshi, një përfaqësues i UÇK-së dhe një përfaqësues i LDK-së. As nuk përmendet fare Hashim Thaçi. Nuk mendohej, as nuk përceptohej që ishte një vendimmarrës i rëndësishëm ose një person që ata duhet ta identifikonin në mënyrë që ta krijonin këtë lloj unifikimi të UÇK-së”, tha Kehoe.

Po ashtu, Keohe ka hedhur poshtë edhe akuzat e Gjykatës së Hagës ndaj UÇK-së lidhur me su;met dhe keqtrajtimin e LDK-së.

“Dëgjuam dje shumë informacion lidhur me UÇK-në që luftonte LDK-në dhe se LDK-ja ishte pjesa e ‘kundërshtarëve’ që UÇK-ja ishte pas tyre, por FARK-u është krahu ushtarak i LDK-së. Ata po përpiqeshin të bëheshin pjesë e LDK-së, pra e kësaj dorës së zgjatur të LDK-së, ndërsa përpjekja është që të bashkohen të dyja këto njësi”, tha ai.

Të fundit