Flash News

Kosova

Mbyllja e institucioneve paralele në veri, O’Brien: Të shqetësuar nga aktet provokuese të Kosovës

Mbyllja e institucioneve paralele në veri, O’Brien: Të

Ndihmëssekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien ka reaguar i shqetësuar pasi Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar një operacion në katër komunat në veri të vendit për ndërprerjen e aktiviteteve në pesë objekte që janë shfrytëzuar nga komunat ilegale.

Në një postim në X, O’Brien i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të koordinohet me ndërkombëtarët, teksa i quan veprimet të pakoordinuara dhe provokuese.

“Siç ka deklaruara ambasadori Jeffrey Hovenier, SHBA-të janë të shqetësuara nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë…

I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar O’Brien.

Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut, Komuna paralele e Leposaviqit i bashkohen 7 komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash. 

Të fundit