Flash News

Kosova

Mbyllja e institucioneve serbe në Veri, reagon SHBA: Mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik

Mbyllja e institucioneve serbe në Veri, reagon SHBA: Mund të

Reagon ambasada e SHBA-së në Prishtinë lidhur me mbylljen e institucioneve serbe në Veri.

Në një përgjigje për Telegrafin, ambasada njofton se veprimet të tilla ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve të vendit.

“Veprimet e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia, ndikojnë negativisht te qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet e tjera – dhe mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”, ka deklaruar një zëdhënës i Ambasadës amerikane.

Më tej ai shprehet se këto veprime janë bërë kundër këshillave amerikane dhe si të tilla e dobësojnë besimin dhe kufizojnë mundësitë e SHBA-së për të ndihmuar Kosovën për një të ardhme më të mirë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se mëngjesin e kësaj të mërkure janë mbyllur komuna paralele të Serbisë si dhe posta e zyre. Sipas tij, aksioni është zhvilluar në dhjetë komuna.

Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale, janë lokacionet ku janë mbyllur komunat paralele të Serbisë.

Të fundit