Flash News

Kosova

Më pak të infektuar në Kosovë, mbi 1 mijë raste të reja dhe 18 viktima nga Covid-19

Më pak të infektuar në Kosovë, mbi 1 mijë raste të
Foto Ilustruese

Infektimet nga Covid-19 në Kosovë kanë pësuar një rënie të lehtë në 24 orët e fundit.

Ndryshe nga disa ditë më parë, ku shifrat e infektimeve shënonin mbi 2 mijë raste të reja në ditë, sot janë regjistruar 1.891 raste të reja me Covid-19. Ndërsa numri i viktimave vijon të mbetet i lartë me 18 humbje jete.

Në total Kosova ka 25.797 raste aktive që nga fillimi i pandemisë Covid-19. 1.483 pacientë janë shëruar nga Covid-19 duke e çuar në 112.883 numri e përgjithshëm të të shëruarve.

NJOFTIMI

28 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.

Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.

Në total numri i rasteve aktive është 25.797.

 

Të fundit