Flash News

Kosova

Më pak të infektuar nga Covid-19 në Kosovë, 30 viktima në 24 orët e fundit

Më pak të infektuar nga Covid-19 në Kosovë, 30 viktima

Shpërthimi i variantit ‘Delta’ vijon të shënojë rritje të infektimeve në Kosovë, ku shifrat paraqiten shqetësuese thuajse çdo ditë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 685 raste të reja, një numër ky relativisht më i ulët krahasuar me ditët më parë. Sa i përket numrit të viktimave, situata paraqitet më shqetësuese. 30 persona kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.

Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.

Në total numri i rasteve aktive është 19.923. 

 

Të fundit