Flash News

Kosova

Mediat në Kosovë: Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në gjendje të rëndë pasi u prek nga Covid-19

Mediat në Kosovë: Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është infektuar me Covid-19. Nga zyra e saj dhe nga MPJ-ja, nuk kanë pranuar që të japin përgjigje nëse është ose jo e vërtetë, shkruan gazeta Express.

Portali Metro sot ka raportuar se Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është në gjendje të rëndë nga COVID-19.

Lajmi është shpërndarë edhe nga mediat e tjera. Por, për këto raportime nga zyra për media e kësaj ministrie kanë refuzuar që të japin përgjigje konkrete.

Nga kabineti qeveritar kanë konfirmuar jozyrtarisht për Express se Gërvalla ndodhet në Gjermani.

Ndërkohë për raportimet se Gërvalla është në gjendje të rëndë, Express ka folur zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti dhe me Blerta Aliun nga zyra e Gërvallës, por asnjëri s’ka pranuar që të jap informacione për këtë çështje.

I pyetur nëse Gërvalla ndodhet në Kosovë, Ahmeti ka sugjeruar që për këtë punë të pyetet Aliu, e kjo e fundit s’ka pranuar të flasë dhe e ka mbyllur telefonin.

Ndryshe, në takimet e fundit me ambasadorët e huaj ka marrë pjesë vetëm zëvendësministri Kreshnik Ahmeti. Kjo dëshmohet edhe në fotot e publikuara nga MPJ’ja.

Ajo s’ka marrë pjesë as në mbledhjen e fundit të MPJ’së, që është mbajtur më 28 gusht.

Të fundit