Flash News

Kosova

Mediat serbe: Nëse Prishtina shkel marrëveshjen e Uashingtonit, pesë vende janë gati të tërheqin njohjen

Mediat serbe: Nëse Prishtina shkel marrëveshjen e Uashingtonit,

Serbia është e sigurt se pesë vende janë të gatshme të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, nëse Prishtina shkel marrëveshjen sipas së cilës duhet të përmbahet nga aplikimi për pranim në organizatat ndërkombëtare. Nëse kjo ndodh, Beogradi do t’u kërkojë atyre vendeve të aktivizojnë procesin e tërheqjes së njohjes, shkruan gazeta Express.

Me marrëveshjen e Uashingtonit nga shtatori i vitit të kaluar, Beogradi dhe Prishtina u zotuan për një moratorium një vjeçar mbi fushatën për tërheqjen e njohjes, e po ashtu për mos aplikim në organizatat ndërkombëtare.

Presidenti serb Aleksandar Vucic tha më herët se ai “ka informacion” se shqiptarët duan të bashkohen me Kosovën në Konferencën e Gjykatave Ndërkombëtare", duke deklaruar se në rast se kjo do të ndodhë, Serbia do të “detyrohet të përgjigjet në mënyrën që bën një shtet serioz dhe i përgjegjshëm”.

“Dhe ata nuk do ta pëlqejnë aspak përgjigjen. Unë nuk besoj se ata do të jenë të lumtur nëse mësojnë se disa vende janë gati të tërheqin njohjen”, tha Vucic.

Të fundit