Flash News

Rajoni

Mediat serbe të alarmuara: Joe Biden i ka kërkuar Aleksandër Vucic të njohë Kosovën

Mediat serbe të alarmuara: Joe Biden i ka kërkuar Aleksandër

Mediat serbe shkruajnë të alarmuara ditën e sotme se presidenti i SHBA, Joe Biden i ka kërkuar homologut të tij në Serbi, Aleksandar Vucic, të njohë Kosovën.

Në një letër urimi për presidentin Vucic, mediat fqinje shkruajnë se lideri amerikan i ka kërkuar atij të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, e cila do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Sipas mediave serbe, në letrën e tij, presidenti i Sh.B.A, duke e uruar presidentin Vucic me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, konfirmoi mbështetjen e SHBA për integrimin evropian të Serbisë.

Ndër të tjera, mediat shkruajnë se, në një urim të tillë protokollar lidhur me Ditën e shtetësisë së Serbisë, për herë të parë, është derguar një mesazh i tillë në të cilin apostrofohet zgjidhja e çështjes së Kosovës me njohje reciproke. Pritet që Vuçiq t’i përgjigjet sot këtij mesazhi.

Mediat serbe të alarmuara: Joe Biden i ka kërkuar Aleksandër

Mediat serbe të alarmuara: Joe Biden i ka kërkuar Aleksandër

Të fundit