Flash News

Kosova

Mes tensioneve, zgjedhjet në veri të Kosovës shtyhen në 23 prill 2023

Mes tensioneve, zgjedhjet në veri të Kosovës shtyhen në 23

Pas takimit në Presidencë, mes presidents Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe dy partive opozitare PDK dhe LDK, është vendosur që zgjedhjet në veri të Kosovës të shtyhen në 23 prill të vitit 2023.

Vendimi u arrit në konsensus mes palëve, pasi kanë marrë parasysh edhe raportin e dërguar dje ë Presidencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme”, u shpreh Osmani në një konferencë për shtyp.

Presidentja nënvizoi edhe sulmet dhe tensionet në veri të Kosovës.

“Duke u bazuar në këto raporte, propozimi i im ishte që të shtyhen zgjedhjet në këto katër komuna, diskutuam për datën dhe në fund erdhën në përfundim që të shtyhen për muajin prill, kurse data e saktë sonte, më së largu nesër në mëngjes do t’u kumtohet qytetarëve”, tha Osmani.

Zgjedhjet në veri duhet të mbahesh në datën 18 dhjetor, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore një muaj më herët.

Por për shkak të situatës, ndërkombëtarët kërkuan si domosdoshmëri shtyrjen e zgjedhjeve për katër komunat veriore.

Të fundit