Flash News

Kosova

Mesazhi i Kurtit para nisjes së Samitit: E kemi të qartë se cila është busulla jonë historike që na tregon udhën e mbarë

Mesazhi i Kurtit para nisjes së Samitit: E kemi të qartë se cila

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, pak para nisjes së Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ai thotë se busulla historike që tregon udhën e mbarë është përherë e qartë.

"Vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë", thotë Kurti.

Para se të nisej drejt Tiranës, Kurti ka ndaluar në Prizren, pasi sot është përvjetori i Lidhjes së Prizrenit.

"Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut", shkruan Kurti.

Të fundit