Flash News

Kosova

Ministri i qeverisë së Kosovës e quan Kurtin ‘hipokrit’: Ai nuk do dialog

Ministri i qeverisë së Kosovës e quan Kurtin

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se qëndrimi i liderëve shqiptarë në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, është hipokrit dhe se këtë e ka vërtetuar sipas tij, shefi i Qeverisë, Albin Kurti me deklaratën e fundit se nuk do të ketë asociacion njëetnik.

“Qëndrimi hipokrit i liderëve shqiptarë ndaj dialogut dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura midis Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore, ilustrohet më së miri nga deklarata e fundit e Albin Kurtit, i cili tha publikisht se Prishtina nuk e ka ndërmend të formojë Asociacionin e Komunave Serbe. Me këtë, Kurti vërtetoi se qëndrimi i tij ndaj dialogut është aktrim dhe gënjeshtër”, tha Rakiç, në një status në faqen e Listës Serbe në Facebook.

Kryeministri Kurti ngul këmbë se nuk do të ketë asociacion njëetnik, për çfarë janë dakorduar më 2013 liderët e asaj kohe të Kosovës dhe Serbisë. Mbi 20 pika të kësaj Marrëveshje të arritur në Bruksel, janë shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës

 

Të fundit