Flash News

Kosova

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë shkarkon 12 ambasadorë

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë shkarkon 12

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka propozuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të lirojë nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të cilët janë të emëruar politikisht.

Nga Zyra për media e kësaj ministrie kanë deklaruar ky vendim është propozuar nga Ministrja Donika Gërvalla tek Presidentja Vjosa Osmani.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Të liruarit nga detyra, e që mbanin postin e ambasadorit, janë: Beqë Cufaj në Gjermani, Nait Hasani në Shqipëri, Arbër Vllahiu në Çeki, Lirim Grejqevci në Holandë, Shpend Kallaba në Hungari, Gezim Kasapolli në Kroaci, Avni Kastrati, Gjergj Dedaj në Maqedoni, Hajdin Abazi, Ylber Hysa në Mal të Zi, Avni Arifi në Emiratet e Bashkuara e Amir Ahmeti në Katar.

Tashmë dekretet për shkarkimet e ambasadorëve të Kosovës nëpër botë janë nënshkruar nga Presidentja Vjosa Osmani.

 

 

Të fundit