Flash News

Kosova

Ministrja gjermane: Serbia nuk hyn në BE pa njohur Kosovën

Ministrja gjermane: Serbia nuk hyn në BE pa njohur Kosovën

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, theksoi se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën. Në një konferencë për shtyp me homologen nga Kosova, Donka Gërvalla në Berlin, Baerbock theksoi se qeveri gjermane ka një qëndrim shumë, shumë të qartë për njohjen.

Ajo shtoi se Gjermania po punon në mënyrë aktive për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe kjo nënkupton njohjen reciproke.  

“Fuqia e Bashkimit Evropian është se edhe nëse keni mendime të ndryshme në  fusha të ndryshme të politikave, duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin në rast nevoje, Ajo që kemi në nenin 5 të Traktatit të NATO-s është e sanksionuar edhe në traktatin evropian, angazhimi reciprok”, deklaroi ministrja.

Minsitrja e Jashtme e Gjermanisë e quajti liberalizimin e vizave për Kosovën si "prioritetin më të lartë".

"Ne kemi kohë që po flasim për këtë. Që nga viti 2018, Komisioni tashmë i ka konfirmuar Kosovës se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Javën e kaluar ai konfirmoi përparim të mëtejshëm në fushën e sundimit të ligjit. Dhe tani ka ardhur momenti që jo vetëm të flasim. Tashmë nevojitet liberalizimi i vizave, dhe na takon neve si shtete të BE-së që ta realizojmë”, u shpreh ajo.

Të fundit