Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Misioni i BE-së në Kosovë: Procesin e zgjedhjeve e vlerësojmë pozitivisht, por me disa mangësi

Misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian (BE) i ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë si pozitive dhe të qeta, por me disa të meta. Gjuha negative dhe nxitëse e partisë në pushtet ndaj medias dhe gjyqësorit, ndërhyrja e Serbisë përmes trysnisë ndaj votuesve serbë të Kosovës, si dhe kritikat e një zyrtari amerikan ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës, ishin disa nga çështjet që u përmendën në konferencën për media të martën, në Prishtinë.
Nathalie Loiseau, shefe e misionit vëzhgues të BE-së në Kosovë, tha se gjetjet fillestare tregojnë se dita e zgjedhjeve ishte e qetë, votuesit kishin mundësi të votonin në kushte të mira, kurse fushata ishte mjaft konkurruese.
"Këto janë sinjale që qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar ndaj demokracisë”, tha Loiseau.
Rreth 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë votuan më 9 shkurt, pa llogaritur votat nga jashtë dhe me kusht. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurtit i fitoi 40.83 për qind e votave, duke lënë mbrapa partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (22.15%), Lidhja Demokratike e Kosovës (17.59%), Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma (7.47%), dhe Lista Serbe (4.43%).
Megjithatë, Loiseau tha se misioni ka vërejtur se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, përdori gjuhë negative ndaj medias dhe gjyqësorit gjatë fushatës zgjedhore që zgjati një muaj, nga 11 janari deri më 9 shkurt.
“Kjo u pasqyrua edhe në rrjetet sociale. Ne kemi vërejtur me brengosje gjuhën negative nga partia në pushtet kundër medias dhe gjyqësorit. Bojkotimi i mediumeve specifike dhe debateve ka kontribuuar në uljen e mundësisë për votuesit që të bëjnë zgjidhje më të mira”, tha ajo.
Në fillim të janarit, organizata joqeveritare ndërkombëtare e vendore i bënë thirrje LVV-së që të hiqte dorë nga bojkotimi i disa mediave të caktuara. LVV-ja kishte thënë se nuk po bojkotonte mediat, por po “përjashtonte” tri kanale specifike dhe se një vendim i tillë “nuk cenonte peizazhin e pasur dhe të larmishëm mediatik të Kosovës”.
Ajo nuk përmendi emra, por në reagimet e mëhershme të organizatave mediatike thuhej se bëhej fjalë për disa nga televizionet e mëdha në vend, sikurse Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7. Loiseau shtoi se polarizimi dhe ndarjet e thella ishin të dukshme në retorikën e fushatës nga partitë politike. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa shqiptoi dënime prej mijëra eurove ndaj partive të ndryshme politike në vend përgjatë gjithë fushatës zgjedhore, për shkak të gjuhës së tyre nxitëse.
Shefja e misionit të BE-së theksoi se numri i partive politike serbe që morën pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte hap pozitiv, por shtoi se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhje duke e mbështetur vetëm Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë që rëndomë ka gëzuar mbështetjen e Beogradit zyrtar.
“Shumë bashkëbisedues raportuan për presion nga anëtarët e Listës Serbe mbi votuesit dhe kishte ndërhyrje të vazhdueshme dhe të përsëritshme nga Serbia”, tha ajo.
Disa ditë para ditës së zgjedhjeve, një kandidat serb për deputet tha për Radion Evropa e Lirë se humbi punën pasi doli kundër Listës Serbe.
Ai tha se një anëtar i autoritetit të përkohshëm komunal në Skenderaj, Nebojsha S. Tomasheviq, i ka thënë më 27 janar se “do të sigurohet që ai të mos marrë më asnjë rrogë nga buxheti i Serbisë, sepse është tradhtar”.
Marta Temido, shefe e delegacionit të anëtarëve të Parlamentit të Evropian, tha gjatë konferencës të hënën se autoritetet serbe ndërhynë duke mbështetur Listën Serbe.
“Ne e kuptojmë se autoritetet e Serbisë kanë ndërhyrë seriozisht duke mbështetur një nga gjashtë partitë serbe. Bashkëbiseduesit tanë kanë raportuar se ka pasur presion mbi votuesit serbë. Mungesa e pluralizmit të mirëfilltë politik në komunitetin serb nuk është e shëndoshë”, tha Temido.
Sipas rezultateve preliminare, Lista Serbe i ka fituar 9 nga 10 vendet e rezervuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit e ka siguruar vendin e mbetur. Subjektet tjera politike nga komuniteti serb nuk arritën të hyjnë në Kuvendin e Kosovës. Loiseau gjithashtu i përmendi në raportin preliminar edhe kritikat që dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ia bëri kryeministrit Kurti gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë.
“Në fushatë ishim gjithashtu dëshmitar të ndërhyrjes së të dërguarit të SHBA-së për misione speciale, Richard Grenell, në mediat sociale, ku ai kritikoi kryeministrin Kurti. Kjo mund të përshkruhet si diçka jodiplomatike”, tha ajo.
Në një shkrim në X më 3 shkurt, Richard Grenell tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit Kurti, sipas tij, nuk ishte e tillë. Kabineti i Kurtit nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me këto komente, por duke folur për një medium në Kosovë, Istogu Channel, ai ka përsëritur se marrëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin më të mirë - në çka ka reaguar sërish Grenell, duke thënë se ato në fakt nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët.
Loiseau foli edhe për disa gjetje të tjera në raportin preliminar, si telashet me të cilat u përball Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë numërimit të votave të partive, kur softueri i saj binte vazhdimisht. Ajo tha se raportin përfundimtar misioni i bllokut do ta publikojë pas rreth dy muajve, i cili do të përfshijë një analizë dhe rekomandime./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38