Flash News

Kosova

Momenti kur u godit me makinë dhe u rrah për vdekje i riu nga Podujeva

Momenti kur u godit me makinë dhe u rrah për vdekje i riu nga Podujeva

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar gjashtë ditë më parë u godit me makinw nga persona të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime të rënda nga dy persona.

Si pasojë e plagëve të marra 18 vjeçari ndërroi jetë të shtunën në QKUK.

Në lidhje më këtë ngjarje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi për Indeksonline se rasti po hetohej si “Vrasje në tentativë”, me ngjarjen që kishte ndodhur ditën e 14 janarit në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Indeksonline ka siguruar pamjet, në momentin kur vetura goditi Fejzullahun dhe u rrahë për vdekje me shufra metalike nga dy persona.

 

Të fundit