Flash News

Kosova

“Mos na shkel në gjak”, fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së kërkojnë dorëheqjen e Kurtit pas deklaratave për Ivanoviçin

“Mos na shkel në gjak”, fëmijët e

Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së kanë protestuar sot kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Oliver Ivanoviç.

Me thirrjen “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop devijimit të historisë”, shumë fëmijë dëshmorësh u mblodhën para kryeministrisë në Prishtinë.

Berat Beqiri, djali i një dëshmori dhe organizatori i kësaj proteste tha: “Të gjithë ne jemi dëshmitarë që 23 vite pas luftës, në emër të popullit janë bërë dhe po bëhen veprime destruktive”.

Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Kurti.

“Albin dorëhiqu ose kërko falje”, tha Beqiri.

Në protestë morën pjesë edhe deputetet e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Floretë Zjenullahu.

Pak ditë më parë, Kurti përkujtoi politikanin serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, i cili u vra më 16 janar të vitit 2018. Kurti tha se Ivanoviç ka qenë "një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij në Mitrovicë ndërsa këtë e ka bërë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord".

Të fundit