Flash News

Kosova

Moti i keq lë Kosovën në errësirë

Moti i keq lë Kosovën në errësirë

Moti i keq ka shkaktuar dëme të shumta në Prishtinë. Në lagjen “Bregu i Diellit” ka rënë kulmi i një ndërtese duke shkaktuar dëme në disa vetura.

Ndërkaq erëra të forta e shi të rrëmbyeshëm ka pasur edhe në qytete të tjera të Kosovës, të cilat për pasojë kanë mbetur pa energji elektrike.

Duke folur për mediat në Kosovë, banorët kanë thënë se kulmi që ra ishte ndërtim pa leje, i cili ishte ndërprerë në gjysmë nga Komuna e Prishtinës për shkak të kundërshtimeve të tyre.

Të fundit