Flash News

Kosova

Moti i keq në Prishtinë, tri fluturime zhvendosen në Tiranë

Moti i keq në Prishtinë, tri fluturime zhvendosen në Tiranë

Tre fluturime të planifikuara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nuk kanë mundur të kryhen si pasojë e kushteve atmosferike.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara për Klankosova.tv, e cila theksoi se tre fluturimet janë zhvendosur për në Tiranë.

Ju informojmë se 3 fluturime të planifikuara të aterojnë në ANP ‘Adem Jashari’ nuk kanë mundur te aterojnë për shkak të kushteve atmosferike dhe janë divertuar në Tiranë”, ka thënë Gara.

 

Të fundit