Flash News

Kosova

Moti i keq shkakton 91 aksidente, 33 të lënduar në 24 orë në Kosovë

Moti i keq shkakton 91 aksidente, 33 të lënduar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 91 aksidente trafiku, prej të cilave 58 me dëme materiale dhe 33 me persona të lënduar, si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dëborës.

Sipas Policisë, aksidentet nuk kanë ndodhur vetëm në zonat me borë, por edhe gjatë orëve me kushte atmosferike të vështira.

Gjatë kësaj periudhe, autoritetet e trafikut kanë shqiptuar gjithsej 1,312 gjoba për kundërvajtësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Të fundit