Flash News

Kosova

Mungoi në samitet e Tiranës, Kurti: Vizita ime në Britani ishte planifikuar një vit më parë

Mungoi në samitet e Tiranës, Kurti: Vizita ime në Britani ishte

Kryeministri Albin Kurti mungoi në të dyja samitet e mbajtura në Tiranë: Samitin për Ukrianën dhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kurti ndodhej në Britaninë e Madhe për disa takime zyrtare.

Në një reagim në Facebook, ai ka sqaruar se takimet ishin planifikuar një vit më parë dhe ishte e pamundur refuzimi i pjesëmarrjes.

Sa i përket samitit BE-Ballkan Perëndimor, Kurti tha se dërgoi një video-mesazh për zyrtarët pjesëmarrës ku theksoi mbështetjen dhe solidaritet e Kosovës ndaj Ukrainës, si edhe bashkëpunimin rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat e Bashkimit Evropian.

“Përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe për këtë arsye e kisha të pamundur të merrja pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë.

Megjithëkëtë, në konferencën e sotme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca", isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksova mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj; bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR)”, shkruan Kurti.

Të fundit