Flash News

Kosova

“Naimi e mbajti që të mos i shmangej plumbit”, zbardhet vrasja e Liridona Ademajt

“Naimi e mbajti që të mos i shmangej plumbit”, zbardhet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur akuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, për vrasjen e Liridona Ademajt, krim që ndodhi më 30 nëntor 2023.

Sipas aktakuzës, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, ka porositur dhe planifikuar vrasjen e Liridonës, duke i ofruar Granit Plavës një shumë prej 30 mijë euro. Naim Murseli ka hartuar planin për eliminimin e bashkëshortes si hakmarrje për problemet familjare dhe martesore mes tyre.

Në dosje thuhet se, Murseli i ka kërkuar kushëririt të tij, Kushtrim Kokalla, që të vriste 30-vjeçaren, por ai ka refuzuar. Pas refuzimit, Kokalla ka prezantuar Granit Plavën dhe ky i fundit ka pranuar të kryejë vrasjen për një shumë prej 3 mijë euro.

Arma e përdorur për vrasjen e Liridona Ademajt u sigurua nga Naim Murseli, i cili bleu një pistoletë me 20 fishekë për 280 euro nga Tom Dodaj.

Në dosje detajohet momenti i ekzekutimit të 30-vjeçares nga Granit Plava, e cila, në momentin që u qëllua me plumb në kokë, ishte në automjet me dy djemtë e mitur dhe Naim Murselin. Sipas akuzës, ky i fundit e ka mbajtur bashkëshorten për krahu që ajo të mos shmangej nga plumbi.

Të fundit