Flash News

Kosova

NATO apel Kosovës: Të ulen menjëherë tensionet në Veri!

NATO apel Kosovës: Të ulen menjëherë tensionet në Veri!

Aleanca ushtarake e NATO-s ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të ulët tensionet një ditë pas përplasjeve mes policisë dhe grupeve lokale të serbëve të cilët sulmuan ashpër efektivët duke plagosur 5 prej tyre.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut.

Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Twitter, Lungescu.

 

Të fundit