Flash News

Kosova

Ndalimi i qarkullimit të makinave me targa KM, reagon BE: Kosova dhe Serbia të zbatojnë pa kushte marrëveshjen e nëntorit

Ndalimi i qarkullimit të makinave me targa KM, reagon BE: Kosova dhe Serbia

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga secili veprim që mund të destabilizojë situatën, pas vendimit nga autoritetet e Kosovës për të mos lejuar hyrjen dhe qarkullimin e veturave me targat ilegale serbe, të cilat janë regjistruar nga dhjetori i vitit të kaluar e tutje.

Ne inkurajojmë të gjitha palët e përfshira që të respektojnë plotësisht dhe pa kushte marrëveshjet përkatëse të arritura më 23 nëntor, me të cilat Kosova dhe Serbia ranë dakord për masa specifike në lidhje me targat për të de-përshkallëzuar situatën dhe për t’u fokusuar plotësisht në propozimin e BE-së për normalizimin të marrëdhënieve të tyre”, ka deklaruar për Telegrafin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano ka bërë të ditur se kjo marrëveshje “përfshinte që Kosova të përmbahej nga çdo veprim i mëtejshëm detyrues kundër pronarëve të automjeteve KM dhe të ruajë në mënyrë efektive status quo-në derisa çështja të zgjidhet në dialog në mënyrë të qëndrueshme dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM”.

 I pyetur se cili është qëndrimi i BE-së në këtë situatë dhe çfarë rekomandon, Stano theksoi se “çdo pyetje për interpretimin e asaj që u ra dakord më 23 nëntor duhet të diskutohet në kuadër të dialogut dhe jo me veprime të pakoordinuara në terren, të cilat mund të destabilizojnë situatën e brishtë”.

 

Të fundit