Flash News

Kosova

Ndalja e fondeve për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet

Ndalja e fondeve për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më

Bashkimi Evropian po shqyrton një masë të ashpër ndaj Serbisë: shkurtimin e fondeve deri në 1.5 miliardë euro. Ky hap vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje të Brukselit për erozionin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe lidhjet e ngushta të Beogradit me Rusinë.

Lajmi ka nxitur reagime ndërkombëtare, ku spikat ai i deputetes britanike, Alicia Kearns, një zë i njohur kritik ndaj politikave të qeverisë serbe. Përmes një postimi në platformën X, Kearns përshëndeti qëndrimin e BE-së, duke e cilësuar si një “zgjim” të vonuar.

Brukseli më në fund po zgjohet ndaj vdekjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe sundimit të ligjit në Serbi,” shkroi ajo. “Veprimet kanë pasoja, dhe mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme në pragun e Evropës, e lëre më për çdo anëtarësim të ardhshëm.”

Nëse ky vendim konfirmohet, do të ishte një nga penalitetet më të rënda financiare të vendosura nga Brukseli ndaj Beogradit, duke sinjalizuar një shtim të konsiderueshëm të presionit për përafrimin me standardet evropiane.

Kjo masë vjen në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili kushtëzon ndihmën financiare me zbatimin e reformave. Serbia tashmë ka humbur rreth 50 milionë euro nga ky plan për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve. Paralelisht, procesi i anëtarësimit të saj ka ngecur, pasi vendi nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues në katër vitet e fundit.

Të fundit