Flash News

Kosova

Ndalohen dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë (Arsyeja)

Ndalohen dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë,

Në një aksion të Policisë së Kosovës, në mëngjesin e së premtes, janë ndaluar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), i kanë thënë disa burime Radios Evropa e Lirë.

Sipas tyre, të ndaluarit janë Hazif Gara, drejtor për Rezervat Shtetërore, dhe Irfan Lipovica, drejtor në Departamentin për Integrim Evropian, i cili paraprakisht ka qenë sekretar në MINT.

Burimet e REL-it kanë thënë se fillimisht atyre u janë bastisur shtëpitë, e më pas janë dërguar edhe në objektin e ministrisë.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar MINT-in dhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione mbi arrestimet, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Mediat lokale në Kosovë janë duke raportuar edhe për arrestimin e një biznesmeni, dhe sipas tyre aksioni ka të bëjë me disa dyshime për rezervat shtetërore. REL

Të fundit