Flash News

Kosova

Ndalohet në Serbi ish-deputeti i Kosovës, reagon MPJD: Veprim arbitrar

Ndalohet në Serbi ish-deputeti i Kosovës, reagon MPJD: Veprim

Ish-deputeti i Kosovës Gramos Agusholli është ndaluar nga autoritetet në Serbi.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme eKosovës, ku sipas saj Agusholli u ndalua në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa ishte në tranzit drejt Sllovenisë.

“Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Beograd.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim, MPJD dënon fuqishëm këtë veprim arbitrar të autoriteteve serbe dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë menjëherë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të z. Gramos Agusholli dhe ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për çdo zhvillim të mëtejshëm në lidhje me këtë rast. Çdo informacion i ri do të shpërndahet menjëherë pas konfirmimit zyrtar”, thuhet ndër të tjera në njoftim. 

Të fundit