Flash News

Kosova

Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, qytetarët e Kosovës dalin në protestë

Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, qytetarët

Qytetarët e Kosovës kanë thirrur sot një protestë kundër ndërprerjes së energjisë elektrike.

Tubimi u njoftua në Facebook dhe do të zhvillohet në orën 13:00 dhe do të nisë pranë Kompanisë Kosovare për Distribuimin me Energji Elektrike (KEDS) për të vazhduar më tej drejt godinës së qeverisë.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të kërkojnë furnizimin të rregullt me energji elektrike dhe do të kërkojnë njëherazi shkarkimin e ministres Artane Rizvanolli.

“Ftojmë të gjithë qytetarët/et e Kosovës të na bashkohen në protesta mbarëkombëtare kundër manipulimeve dhe papërgjegjësisë të vazhdueshme të KEDS ndaj qytetarëve të Kosovës. KEDS bashkë me Qeverinë na e kanë kthyer terrin në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Qeveria dhe KEDS-i na informuan se do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. Andaj, të hënën, duke filluar nga ora 13:00, mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë rrymë 24/7; shkarkim të ministres Rizvanolli dhe nacionalizimi i KEDS-it”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Qytetarët në Kosovë po përballen prej ditësh me mungesë të energjisë elektrike, teksa KEDS ka njoftuar se reduktimi i energjisë do të zgjasë për dy orë në ditë dhe se do të prekë të gjithë konsumatorët.

Të fundit